Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA ULTIMATUM ALBI DOKËS/ Ja çfarë pritet të ndodhë mes palëve

Ditë më parë është zbuluar se Tirana po i bën presion Albi Dokës për të rinovuar kontratën, meqenëse ajo mbaron në maj. Lojtari ka qenë një nga më të kërkuarit te bardheblutë dhe Tirana dëshiron të përfitojë para nga shitja e lojtarit. Gjithsesi, palët pritet të ulen. 

Mësohet se në mes janë paratë dhe mundësia e një largimi nga ekipi, në rast ofertash. Shkurt, Doka kërkon të mos bllokohet nga klubi nëse ka ndonjë ofertë konkrete. Po kështu, një tjetër detaj është edhe rroga e lojtarit. Natyrshëm kërkohet rritje rroge, ndërsa klubi si zakonisht kërkon të mos shpenzojë më shumë para.

ULTIMATUMI – Mbrojtësi i djathtë, i dalë nga akademia bardheblu, nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut. Nuk ka asnjë problem fizik, por, me sa duket, nuk është as zgjedhje 100% e trajnerit për ta lënë në stol. Mësohet se 22-vjeçarit i përfundon kontrata në verën e vitit 2020 dhe klubi i Tiranës i ka ofruar rinovimin e marrëveshjes.

albi doka

Mirëpo, siç duket, lojtari nuk ka dëshirë të firmosë kontratën e re. Burime në klubin bardheblu tregojnë se drejtuesit ia kanë bërë të qartë Dokës se nëse nuk firmos brenda këtyre dy javëve, atëherë do të spostohet te Tirana B.

Related posts

RRËFEN FINALEN E “CARABAO CUP”/ Sarri i habit: Situata e krijuar nga Kepa ishte…

Delo.autor

JANARI I ”MALLKUAR”/ Interi duhet të thyejë tabunë pas pauzës

Delo.autor

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/ Edi Reja konferencë për shtyp: Në fushë do zbresin lojtarët që…

Delo.autor

Leave a Comment