Futboll La Liga Sport

SEVILLA BËN “SHOPPING” NË ITALI/ Spanjollët gati të “rrëmbejnë” mbrojtësin e Milan…

Milani në merkaton e janarit nuk do të mendojë vetëm për merkaton në hyrje, por do të mendohet dhe për atë në dalje.

Një nga lojtarët që pritet të largohet është Davide Kalabria, mbrojtës i krahut te kuqezinjtë, që nuk po gjen hapësirat e dëshiruara në skuadër.

22-vjeçari është aktivizuar në 10 ndeshje këtë sezon, duke luajtur 718 minuta. Siç raporton “Estadio Deportivo”, është Sevija që ndjek rastin e italianit dhe kërkon që ta transferojë në merkaton e janarit.

Ekipi spanjoll kërkon të përforcohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Kalabria duket si një mundësi e mirë për skuadrën andaluziane.

Related posts

MILAN-JUVENTUS/ “Kuqezinjtë” marrin goditjen e rëndë, dy lojtarë rezultojnë pozitiv me Covid-19. Ja emrat…

Delo.autor

“TËRMET 7 BALLË” NË BUNDESLIGA/ Bayern luan tenis me Bochum, Lewandowski shkruan historinë

Delo.autor

Bari siguron Play Off-in, Entella e shqiptarëve drejt Serisë C

Sadik.Autor

Leave a Comment