Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Maradona drejt rikthimit në Europë, mund të marrë drejtimin e klubit…

Diego Armando Maradona mund të rikthehet përsëri në Europë, por këtë herë në postin e trajnerit.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, tekniku argjentinas mund të marrë drejtimin e klubit spanjoll Elçe, i cili militon në La Liga2.

Sipas raportit të sipër përmendur agjenti argjentinas Kristian Bragamik, i cili ka si klient Maradonën, është në bisedime për të marrë në pronësinë e tij Elçen.

Pikërisht kjo bën që të dalin lajme se ai në rast se merr në pronësinë e tij klubin spanjoll, të emërojë në drejtimin e skuadrës Maradonën. Si futbollist Maradona ka luajtur në Spanjë për Barcelonën dhe Sevijën, ndërsa si trajner do të ishte hera e parë për të në Europë.

Related posts

Napoli shumë afër marrëveshjes me yllin gjerman

Q.Autor

Luhet ndeshja për Superligë/ Trajneri i Lushnjes i trembet gjykimit: Ja si fitojmë kundër ballshiotëve

Isa.Autor

ASNJË GOL BRENDA 6 MUAJVE/ Lazio do ta largojë futbollistin shqiptar në janar, mediat zbulojnë skuadrën e re

Delo.autor

Leave a Comment