Futboll Seria A Sport

“SPAL PËRDOR TË NJËJTËN SKEMË SI NE”/ Flet Conte: Lautaro dhe Lukaku kuptohen shumë mirë, do isha i zhgënjyer nëse…

Interi do të presë në shtëpi ditën e nesërme SPAL-in, në një ndeshje ku zikaltërit do ët kërkojnë vetëm 3 pikët.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë tekniku i Interit, Antonio Konte. Ky i fundit ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, dhe është shprehur se objektivi i vetëm për këtë ndeshje është vetëm fitorja. “SPAL përdor të njëjtën skemë si ne 3-5-2 dhe ka të njëjtin stil loje si ne. Ata kanë një trajner të shkëlqyer, dhe ne duhet ët jemi shumë të kujdesshëm në fushën e lojës.

Do isha i zhgënjyer nëse shoh relaksim në fushë, pas fitores ndaj Slavias. Lautaro dhe Lukaku punojnë shumë për pjesën tjetër të skuadrës dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ekziston entuziazëm i madh në ekip, pavarësisht atyre që luajnë apo atyre që qëndrojnë në stol.  Kemi një atmosferë pozitive dhe kjo është shumë e rëndësishme. Esposito nuk është një fëmijë, ai është një futbollist i mirëfilltë dhe është një nga katër sulmuesit kryesorë në ekip. Kam besim të plotë te ai.

Ndaj SPAL do të zgjedh formacionin më të mirë, pasi ata do të hynë në fushë për të na krijuar probleme. Ne kemi objektiv vetëm 3 pikët në këtë ndeshje, nëse tifozët mendojnë se do të jetë një ndeshje e lehtë, atëherë janë shumë gabim.

Gjëja e mirë për këtë sezon është se në të gjitha ndeshjet kemi dalë me kokën lart, edhe ato që kemi fituar edhe ato qe kemi humbur. Ne kemi fituar ndonjëherë pasi e kemi kërkuar më shumë se skuadra tjetër fitoren.”, u shpreh Konte.

interi

Related posts

“THUMBON” RIVALËT E SERIE A/ Mourinho: Më pëlqen të aktivizoj lojtarët e rinjë, jo… Dzekon dhe Vidalin

Delo.autor

FITOI TRIPLETËN ME BAYERNIN/ Xherdan Shaqiri nuk “ka mëshirë” për të kaluarën

Delo.autor

HISTORIA E JASHTËZAKONSHME/ Shtatëzënë në fushë, portierja e Vllaznisë ngriti kupën

Delo.autor

Leave a Comment