Futboll La Liga Sport

“KUJTONI ÇFARË NDODHI ME ROMËN”/ Ja biseda e Messit me lojtarët në dhomat e zhveshjes ndaj Liverpool

Përmbysja që i bëri Liverpuli Barcelonës një sezon më parë në gjysmë-finalen e Ligës së Kampionëve, është një nga gjërat më të bukura të futbollit.

Pasi ishte mbyllur pjesa e parë, Mesi u përpoq të paralajmëronte shokët e tij të skuadrës për atë që mund të ndodhte.

Në një pjesë nga dokumentari që po zhvillon Barcelona, shihet ylli argjentinas i cili iu kërkon lojtarëve të tij të mos qëndrojnë prapa, por të hidhen në sulm për të shënuar gol. “ Le të shkojmë çuna. Duhet të bëjmë një hap përpara. Nuk mund ta humbasim këtë mundësi, në rregull? Duhet të fillojmë të jemi të fortë. Mos harroni se edhe me Romën ishim kështu, por e pësuam pastaj. Duhet të hidhemi në sulm dhe të shënojmë gol.”

Pavarësisht fjalimit të Mesit, katalanasit u përballën me një makth të vërtetë në pjesën e dytë ku pësuan 3 gola, dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Related posts

NAPOLI SYNON PËRFORCIME/ De Laurentiis po i bën presion Lille për një blerje të dyfishtë prej 80 milion euro

Delo.autor

REAL MADRID I OFRON RINOVIMIN/ Ylli Benzema mund ta mbyllë karrierën në…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Vendos goli i Giroud, Chelsea mposht Liverpool dhe hap garën për në Champions…

Sadik.Autor

Leave a Comment