Futboll Seria A Sport

U DËMTUA NË NDESHJEN ME JUVENTUS/ Ja kur pritet të rikthehet Sensi në dispozicion të Kontes

Rikthimi i Stefano Sensit në fushën e lojës po zgjat më shumë nga sa ishte parashikuar, teksa akoma nuk është i gatshëm të bashkohet me ekipin.

Mesfushori u dëmtua në 6 tetor në ndeshjen me Juventusin, dhe asokohe u tha se dëmtimi ishte I lehtë dhe futbollisti do të kthehej në fushën e lojës shumë shpejt.

Megjithatë rikuperimi i lojtarit zgjati shumë, teksa u aktivizua vetëm 20 minuta ndaj Dortmundit në Gjermani, ndeshje në të cilën shafqi përsëri probleme muskulore. Pas problemeve të shumta që kanë shoqëruar futbollistin, tashmë mund të thuhet se lojatri e ka të pamundur të rikthehet në ndeshjet e këtij viti.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, rikthimi i lojtarit pritet të jetë pas pushimit të krishlindjeve, me Konten që shpreson që ta ketë në 100% të formës për vitin e ri.

Related posts

MESSI NIS AVENTURËN NË SHBA/ Pamjet e para nga… supermarketi i lagjes

F.autor

United ofron 150 milionë euro për Dybala, Pogba bën ndërmjetësin

Q.Autor

Rrëfimi i Kasemiros: Dikur flija rrugëve, nuk kisha të holla për autobus…

Sadik.Autor

Leave a Comment