Futboll Premier League

Marrin fund tensionet tek Leicester, Mahrez rikthehet në stërvitje

Anësori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, do të rikthehet në stërvitje me ekipin e parë për herë të parë qëkur transferimi i tij i propozuar në Manchester City dështoi gjatë afatit kalimtar të janarit.
26-vjeçari nuk është stërvitur me bashkëlojtarët e vet që prej se Leicesteri e refuzoi ofertën prej rreth 62 milionë euro nga lideri i Premierligës në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, transmeton Express.

BBC Radio ka mësuar se Mahrez planifikon të rikthehet në stërvitje sot gjatë ditës.

Ndërkohë dje, trajneri i Leicesterit, Claude Puel, tha se Mahrez nuk do të thirret për ndeshjen e së shtunës në udhëtim te Manchester City.

Related posts

Mirel Josa drejt shkarkimit! Zbulohet emri i shqiptarit që pritet ta zëvendësojë

Isa.Autor

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” nuk dinë të ndalen, shënon Pique

Delo.autor

ZYRTARE/ Lazio prezanton sulmuesin shqiptar, Ibrahimovic rikthehet në Serie A

F.autor

Leave a Comment