Futboll Seria A

Lippi: Interit i mungojnë lojtarë kampionë në skuadër

Marcello Lippi beson se Interit i mungojnë lojtarë kampionë për të luftuar për titullin e kampionit në Serie A.

Interi ishte skuadër e pamposhtur në katër muajt e parë të sezonit, derisa u mposht 3-1 nga Udinese dhe që prej atëherë nuk e ka fituar asnjërën prej tetë ndeshjeve të radhës duke e rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

“E kuptoj palumturinë e tifozëve. Madje edhe ky sezon, pas një fillimi fantastik, është shuar, humbur”, ka thënë trajneri i Kombëtares së Kinës, Marcello Lippi.

Ai ka insistuar se Mauro Icardi e kryen 90 për qind të punës në Inter në mungesë të lojtarëve të mëdhenj.

“Të jemi të sinqertë, përveç Icardit, i cili i shënon 90 për qind të golave, Interi ka lojtarë të mirë por jo të jashtëzakonshëm”, ka shtuar ai.

Related posts

VDEKJA E MARADONËS/ Ja momenti kur ish-portieri i Argjentinës qan si fëmijë për legjendën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Tiranam “Preja” e preferuar. Sukaj ndëshkon Tiranën

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Zhbllokohen shifrat, Gripshi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment