Futboll La Liga Ligue 1

E thonë mediat franceze: PSG-ja piketon Zinedine Zidane për trajner

Zinedine Zidane, njeriu i stolit të Real Madridit, është duke u formësuar si trajneri i ardhshëm i PSG-së, sipas “Le10Sport”, portalit të njohur francez, i cili zbulon këtë informacion nga klubi parizien. Zidane, i cili është vënë në pikëpyetje në “Bernabeu”, pasi ka dalë jashtë garës së La Liga-s dhe Kupës së Mbretit në gjysmë të sezonit, është njeriu i zgjedhur nga drejtuesit e PSG-së për të ardhmen.

Tani për tani, sipas “Le10Sport”, në qoftë se Unai Emery nuk mbërrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2017-2018, e ardhmja e tij në “Parce de Princes” do të jetë e pamundur. Arritja në gjysmëfinale të Champions-it bën që kontrata e tij të rinovohet automatikisht edhe për një vit, por kjo nuk do të thotë që Unai Emery ende nuk i plotëson pritshmëritë.

Ndërkohë, klubi francez ka nisur tashmë kontaktet fillestare me mjedisin që e rrethon Zinedine Zidane për të ditur nëse ai do të jetë i gatshëm të pranojë një ofertë të mundshme dhe të marrë përsipër drejtimin e PSG-së nga sezoni 2018-2019. ”Le10Sport” thotë se, tani për tani, nuk ka pasur negociata, apo kontakte të drejtpërdrejta me Zidanen, por trajneri i Real Madridit është zgjedhja e parë e PSG-së për sezonin e ardhshëm. Për momentin, emri i Zidane po merr gjithnjë e më shumë forcë në mjedisin e gjigantëve të Ligue 1, ku paratë “vërshojnë lumë”…

Related posts

I akuzuar për TRADHTI dhe PËRDHUNIM/ Kjo është femra SEKSI që i del në mbrojtje RONALDOS

Isa.Autor

TREGON ÇELËSIN E SUKSESIT/ Igli Tare: Si drejtor sportiv veproj me mentalitet futbollisti…

Delo.autor

DRITA TRIUMFON NË DERBIN NDAJ BALLKANIT/ Ferizaj vazhdon me fitore

F.autor

Leave a Comment