Futboll Seria A Sport

EFEKTI RONALDO/ Talenti rus kërkon të luajë për Juventusin pas ardhjes së portugezit

Ardhja e Cristiano Rolando te Juventus i ka hapur rrugën afrimit te kampionët e Italisë edhe të një prej talenteve të Botërorit “Rusi 2018”, Aleksandr Golovin. Ky i fundit ka ngjallur interesimin e bardhezinjve që para se sulmuesi portugez të vinte në Torino, por tani transferimi i talentit 22-vjeçar të kombëtares ruse është bërë edhe më i lehtë. Golovin ka deklaruar për mediat e vendit të tij se të luajë me bardhezinjtë mbetet objektivi i tij kryesor, duke shtuar edhe se për të është një shans i madh që të stërvitet së bashku me 5 herë fituesin e Topit të Artë.

Edhe pse ka disa skuadra që duan të blejnë mesfushorin rus, Arsenal e Chelsea në Premier League e Monaco në League 1, duke ofruar edhe më shumë parà, duket se Juventus është në “pole” për të marrë lojtarin, që aktualisht ka end enjë kontratë me CSKA Moskë. Problem për Juventusin është shitja e disa lojtarëve, që do t’i ofronin mundësinë e blerjes së Golovin, duke qenë se ky transferim do të shkojë rreth 20 milionë euro. Lojtari dhe menaxheri i tij kanë nisur bisedimet me drejtuesit bardhezinj, me shpresën që situata të zgjidhet sa më shpejt.

Related posts

JUVENTUS/ Allegri: Emre Can është i jashtëzakonshëm

Q.Autor

De Gea i lumtur që shpëtoi Unitedin

Q.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Progni si RONALDO, shtang Flamurtarin dhe barazon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment