Futboll Seria A Sport

“DO DOJA QË TA KISHIM IBRAHIMOVIC NË EKIP”/ Flet mesfushori Bonaventura: Që të rritemi na duhen lojtarë që…

Giacomo Bonaventura është rikthyer në një formë të mirë, pas atij dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë.

Mesfushori ka dhënë një intervistë së fundmi për “Sky Sport”, ku ka folur për një rikthim të mundshëm të Ibrahimoviçit dhe për moshën e re të ekipit. “Ibra te Milani? Ai është një kampion dhe një lojtar i shkëlqyer. Të gjithë do të donin ta kishin atë në ekip, e njëjta gjë ndodh edhe me mua. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por suedezi është i mirëpritur, të shohim se çfarë do të ndodhë.

Milani më lojtarë të rinj? Sigurisht kur një lojtar është 20 vjeç dhe luan në një stadium të madh me një fanellë që peshon shumë, është normale që të hasë disa vështirësi.

Në Serie A kur bëni një gabim e paguani dhe humbni pikë dhe jo gjithmonë ka kohë që lojtarët e rinj të rriten. Për të fituar dhe për të kapur vendet e para në renditje, ne na duhen lojtarë që janë të gatshëm për këtë.”, u shpreh Bonaventura.

Related posts

Maradona nuk ndalet, kjo është akuza e radhës për Botërorin

Sadik.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN BJELLORUS/ Elis Bakaj protagonist me gol dhe asist tek Shakhtjor

Delo.autor

Ish-trajneri i Dortmundit e refuzon Bayern Munichun

Sadik.Autor

Leave a Comment