Futboll Premier League Sport

VARËSIA NGA LOJRAT E FATIT/ Futbollisti i njohur zbulon se si humbi 46 mijë paund brenda një nate

“As nuk duhet të dilja nga dhoma ime. Unë jam ndoshta njeriu i vetëm në histori që humbas 46 mijë paund, i shtrirë në shtrat, brenda një nate në Blackpool.

Kjo nuk është historia e një djaloshi të artë, nuk më vjen mirë të flas për këtë, por po e rrëfej vetëm për ata që janë ndjerë të humbur, në depresion dhe që e kanë luftuar këtë varësi.

U huazova në 5 skuadra para se të kthehsha në shtëpi tek Totenhemi dhe mendoj se këtu filluan realisht talashet. Mbaj mend shumë mirë ku kam qenë kur kam vënë bastin e parë: isha i mërzitur në një dhomë hoteli dhe një natë më parë shikova në televizor reklamën e një aplikacioni falas për baste. E shkarkova dhe e nisa me një bast të vogël. Më pas, në harkun e pak muajve, situata doli jashtë kontrollit. Unë thjesht vazhdoja të humbja dhe u bëra plotësisht i varur.

Mbaj mend kur isha në Birmingham, ishte nata para ndeshjes tonë play-off. Unë isha shtrirë në shtrat, duke provuar të pushoja. Kjo ishte ndeshja më rëndësishme e sezonit tonë, dhe unë nuk mund të flija gjumë. Vazhdova të kontrolloja telefonin tim, të vendosja më shumë baste. Atë natë, unë humba 46,000 paund në një ndeshje të vetme”.

Unë vendosa të këshillohem për varësinë time nga lojërat e fatit. Dhe kjo jo vetëm që shpëtoi karrierën time në futboll, por gjithashtu më shpëtoi edhe si qenie njerëzore,” u shpreh futbollisti.

Related posts

Barcelona e Valverde-s prek përsosmërinë!

Q.Autor

U RIKTHYE TEK GOLI NË FITOREN NDAJ FROSINONES/ Piatek BESON: Shpresat i kishim tek “Zonja e Vjetër”, por tani …

Delo.autor

VETËM 9 DITË AKTIV NË KËTË SEZON/ Fillimi më i keq i Messit në karrierën e tij

Delo.autor

Leave a Comment