Futboll Seria A Sport

“ÇFARË KAM BËRË?!” Nagatomo kujton momentin e vështirë te Interi: Kjo është e tmerrshme…

Juto Nagatomo, mbajti veshur fanellën e Interit për plot 7 vite (2011-2018). Në një intervistë të dhënë për News Picks, portal japonez, mbrojtësi kujton ndeshjen e luajtur më 30 prillin e 2017-ës mes Interit dhe Napolit.

nagatomo

Një ndeshje që zikaltrit, të drejtuar nga Pioli në atë kohë, e humbën 1-0 pikërisht për shkak të një gabimi të japonezit. Kjo humbje iu kushtoi shtrenjtë zikaltërve, të cilët humbën vendin që i çonte në Europa League:

“Është e vështirë të gjesh aspekte pozitive, kur komenton gabime ose humb ndeshje vendimtare. Sigurisht, jam i gëzuar nëse rezultati është i mirë dhe më vjen keq nëse bëj një gabim.

Ka disa ndeshje që janë të paharrueshme. Më 30 prillin e 2017-ës luanim kundër Napoli-t, vinim nga rezultate negative dhe kjo situatë nuk mund të vazhdonte. Asnjë nga dy skuadrat nuk po arrinte ta zhbllokonte ndeshjen, por pak minuta par a fundit të pjesës së parë bëj një gabim në zonën e rreptësisë dhe Kajehon shënon golin që vendos ndeshjen.

E mbaj mend akoma mendimin negativ që kisha në mendje në fund të ndeshjes: ‘Kjo është e tmerrshme, çfarë kam bërë?’. Nuk mund të përballesha me shokët e skuadrës ose tifozët.

Ish-lojtari i Interit kujton më pas mesazhin e postuar në Tëitter pak orë pas ndeshjes (“Në Itali të adhurojnë si Zot nëse bën mirë dhe të kritikojnë si një kriminel nëse gabon. Nuk ka moral dhe respekt për personin. E gjitha kjo më jep forcën për të vazhduar përpara dhe për të shikuar drejt së ardhmes”).

Nagatomo Gafa Napoli

“Pak orë më vonë kam shkruar në “Twitter” dhe dikush ka thënë se do të ishte më mirë të mos thoja asgjë. Mesazhi im u kritikua ashpër, më shkruan ‘Kthehu në Japoni’, ‘Largohu nga Interi’ e me radhë. Kur e postova atë mesazh, isha i vetëdijshëm për arsyen e gabimit tim, isha i kthjellët në ato momente. Kam arritur t’i largoj mendimet negative pas ndeshjes dhe të shikoj përpara”, u shpreh Nagatomo.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kur mbahet dueli mes Ilir Latifit dhe Derrick Lewis (FOTO)

Delo.autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Ja formacionet e mundshme të Bayern Munich dhe Sevilla

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Lokomotiv Moscow-Juventus. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment