Futboll Seria A Sport

“LUKAKU ISHTE I LUMTUR TEK MANCHESTER UNTED”/ Rrëfen Agjenti i “bomberit”: Ja arseja e transferimit tek “Zikaltërit”

Romelu Lukaku po tregon një formë shumë të mirë këtë sezon te Interi, teksa është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi.

Sulmuesi belg kaloi një periudhë të vështirë te Junajtid sezonin e fundit, ku nuk ishte titullar dhe për këtë arsye vendosi të largohej nga “Djajtë e Kuq”.

Për këtë është rikthyer të flasë edhe agjenti i futbollistit, Federiko Patorelo, i cili në një intervistë të dhënë u shpreh se Lukaku u largua nga Juanjtid për të provuar veten në një kampionat tjetër. “Marrëdhënia e tij me Solskjaer ishte deri diku e mirë. Kishte vetëm disa probleme taktike, pasi Lukaku është një sulmues tipik qendre, ndërsa trajneri preferonte ndonjëherë Rashfordin, i cili gjithashtu është një futbollist fantastik.

Belgu nuk kishte asnjë problem me Junajtid, thjesht dëshironte një përvojë të re. Ai ishte i lumtur te Juanjtid, të cilët janë një nga 3 apo 4 klubet më të mëdha në botë.

Romelu pëlqehej shumë nga tifozët, por unë mendoj se ai dëshironte të testonte vetën në një kampionat tjetër dhe vendosi të largohej, i duhej një sfidë e re.”, u shpreh Pastorelo.

Related posts

Frika nga largimi/ Klauzola e Elseid Hysaj kthehet në çështje tek skuadra e Napolit

Isa.Autor

Po vjen “El Classico”! Këto janë dhjetë arsyet pse nuk duhet ta humbisni

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Mercedes kërcënon Red Bull: Dy tituj ose asnjë, në Abu Dhabi për fitore

Delo.autor

Leave a Comment