Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ BORUSSIA DORTMUND/ Gati “artileria e rëndë” trajnerin Conte, Rikthehen 3 titullarët…

Në apel mungojnë akoma Azamoah dhe D’Ambrozio, por mundësitë që të dy të përgjigjen “gati” për sfidën e Ligës së Kampioneve kundër Borusias së Dortmundit (e programuar për mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00, në “Signal Iduna Park”) janë rritur ndjeshëm krahasuar me pesimizmin që qarkullonte gjatë ditëve të kaluara.

Sigurisht, më shumë se e djeshmja do të ketë rëndësi stërvitja e sotme, por duket sikur, përveç Sançezit (i cili shpreson të rikthehet në 100% në fillim të janarit), infermieria zikaltër dalëngadalë po zbrazet.

Vesino luajti një pjesë ndeshjeje në Bolonjë, Sensi (pas “stop”-it muskulor të pësuar kundër Juventusit 6 tetorin e kaluar) ishte në pankinë e po ashtu si ai edhe Ranokia, tani e njëjta perspektivë për D’Ambrozion (anësori vrapon tashmë pa ndier probleme në këmbën e dëmtuar, shqetësimi në momentin e goditjes së topit thuajse është zbehur) dhe për Azamoahn, edhe pse dhimbja në gju për të cilën foli edhe Konte, imponon gjithmonë shumë kujdes.

Konte

 SHUMË ALTERNATIVA – Megjithatë, thuajse në përfundim të një “turi force” që ka vendosur me siguri në provë të madhe mbajtjen atletike të skuadrës, trajneri zikaltër po rigjen një mundësi minimale zgjidhjesh.

E thënë kjo, Interi, për të shpresuar te kalimi në fazën e 1/ 8-ave duhet të rikthehet nga Dortmundi me një rezultat pozitiv, duket i ndërtuar, së paku për nëntë të njëmbëdhjetat: në mbrojtje, përpara Handanoviçit, do të rikthehet në fakt Godin së bashku me De Vrajn dhe Shkrijnarin, në sulm të sigurt Lukaku dhe Lauaro, ndërsa në mesfushë siguritë janë Brozoviç dhe Barela me Sensin (gjithmonë nëse stërvitjet e këtij të fundit vazhdojnë të japin sinjale pozitive) në avantazh kundrejt Galjardinit dhe Vesinos.

FC Internazionale v Tottenham Hotspur - UEFA Champions League Group B

Në krahë, Kandreva do të rimarrë vendin e tij në të djathtë (edhe pse Lazaro u paraqit mirë në Bolonjë) dhe në të majtë Biragi momentalisht është në avantazh ndaj Azamoahs, duke konsideruar formën më të mirë fizike. Shumë do të varet nga treguesit që ganezi do të japë në 48 orët e ardhshme.

Related posts

Lazio – Roma, formacionet zyrtare të derbit drithërues

Sadik.Autor

“DUHET TË PËRBALLOSH”/ Ylli i Man Unitedit me reagim brilant ndaj kritikave të ashpra të Mourinhos

Isa.Autor

KOMBËTARJA U-21/ Aksion spektakolar, Tuci shmang portierin dhe ndëshkon Austrinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment