Futboll Sport

U VESH GJATË NDESHJES BRAZIL-JUGOSLLAVI NË 1971/ Një bluzë e legjendës Pele shitet me vlerën prej…

Një bluzë e veshur nga Pele gjatë ndjeshjes së fundit në skuadrën braziliane u shit 30 000 euro gjatë një ankandi të objekteve sportive, organizuar në Torino.

Bluza e legjendarit brazilian me numrin 10 është ajo që ai veshi gjatë një ndeshjeje miqësore Brazil-Jugosllavi, e organizuar në korrik të vitit 1971 në Maracana të Rio de Zhaneiros dhe që ishte ndeshja e tij e fundit.

Kjo ishte kulmi i një shitjeje në ankandin e organizuar në Torino nga shtëpia e ankandeve Bolaffi.

Mes momenteve të tjera të forta të këtyre ankandeve vlen të përmendet shitja për 25 000 euro e një bluze të verdhë e veshur nga Fausto Coppi në Turin e Francës 1952, e dyta dhe e fundit e fituar nga kampioni.

Një bluzë e rrallë e Juventusit, e veshur nga Luciano Spinosi, në finalen e Kupës së Panaireve Ndërqytetase 1971 (kthyer në Kupa e UEFA-s dhe më pas Liga e Europës) u shit për 9 400 euro, pak më shumë se numri 10 i Diego Maradonës në Napoli gjatë sezonit 1989-90 që u shit (7 500 euros).

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Rezultati 1-2

Delo.autor

SA VLEN NJË FUTBOLLIST? Neymar kryeson me 229 milionë euro, ja ku renditet CR7…

Delo.autor

KRITIKON KOVAC/ Lewandowski: Luajtëm të tërhequr, nuk kisha çfarë të bëja i vetëm në sulm

F.autor

Leave a Comment