Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ SHQIPËRI-UELLS: XHAKA fiton penallti, Balaj kalon në epërsi kuqezinjtë

Shqipëria luan ndaj Uellsit miqësoren e “Elbasan Arenës”, një sfidë ku kuqezinjtë do kërkojnë të paktën të kthejnë fytyrë, pas asaj humbje poshtëruese 0-4 ndaj Skocisë, vetëm tri ditë më parë.

Trajneri Kristian Panuçi i beson sërish portën Berishës, ndërkohë që Mavraj e Ismajli e nisin si qendra e mbrojtjes. Në sulm për të kërkuar rrugën e golit, rreshtohen Uzuni e Grezda nga krahët, në ndihmë të Balajt.

 

LIVE | Shqipëri-Uells 0-0

KOMENTI LIVE

58’ GOOOOOL Balaj shënon nga penalltia e fituar nga Xhakaj.

52′ Niset vrullshëm Shqipëria në të djathtë me Uzunin, e ndal Gunter me nje faull taktik. Gjyqtari e ndëshkon me të verdhë.

50’ Grezda kalon 2 futbollistë në mbrojtjen e Uellsit, provon të shërbejë Uzunin, por në fund pasimi mbyllet nga miqtë.

46′ Goditje këndi për uellsianët Berisha na shpëton mbi vijë fatale, pasi Roberts nuk shfrytëzon gjithë portën që kishte.

46′ Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën.

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri-Uells 0-0

46’ Top brenda zone për Vokes, godet por Berisha me këmbë pret, më pas topi dërgohet në këndore.

45′ 1 minutë shtesë.

44’ Gunter provon me të majtën nga jashtë zone, por goditja nuk ka fortësinë e duhur dhe Berisha kontrollon pa probleme.

43′ Karton i verdhë për King, për një faull pak sekonda më herët.

35’ Xhaka humb një top në mesfushë, dhe shkakton faull ndaj Bruks në mesfushë. E godet teksa është i shtrirë, dhe kapet më pas. Gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

30′ Faull në mesfushë i Lilës nga mbrapa Bruks, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

29’ Top i gjatë nga krahu i djathtë i Hysajt, për Balajn por mbrojtja uellsiane kap me kokë, dhe topi shkon tek portieri i cili kontrollon.

27’ Dalje në sulm e Bruks, ky i fundit teksa gjendet brenda zonës sonë, harkon për në qendër, por Berisha del dhe grushton.

24’ Grezda nga e majta, harkon tokazi brenda zonës, por askush nuk gjendet për të shfrytëzuar.

23’ Krosim nga ana e Uillson, Bruks godet me kokë nga brenda zone, por për fat të mirë jashtë kuadratit të Berishës.

17’ Ismajli ndal një aksion të shpejtë të uellsianëve, topi tek Xhaka dhe ky nis Balajn, por shkodrani nuk e mban dot brenda vijave kufizuese topin.

12’ Ismajli bën një ndërhyrje vendimtare pasi Bruks mori një asistim mjaft të mirë e shkonte drejt Berishës, por mbrojtësi i Hajdukut të Splitit e çon topin në këndore.

11’ Goditje dënimi për Uellsin, provon me të majtën Uillson, por topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

8’ Goditja e parë nga këndi. Devijohet prej Bashës topi i goditur nga jashtë zone nga Bruks.

6’ Rasti i parë për uellsianët, Lorencs nis në të majtë Xhejms, ky i fundit harkon për Vokes, dhe me kokë sulmuesi gabon shënjestrën.

4’ Basha kërkon të nisë Uzunin, por është Ganter që mbyll atë top të nisur.

2’ Nisje menjëherë e Grezdës, por Lorencs mbyll duke kthyer tek portieri.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

Related posts

Fiorentina mposht në “Olimpico” Romën, shënojnë Benassi dhe Simeone

Sadik.Autor

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Nuk do ta besoni Juventusi “shkund mirë xhepat” për Moratan

Sadik.Autor

E frikshme/ As ndërhyrjet HORROR nuk jepen penallti

Isa.Autor

Leave a Comment