Futboll Ligue 1 Sport

TRIUMFOJNË NDAJ MONTPELLIER/ PSG përmbys në fund me Neymar, Mbappe dhe Icardi

Paris Saint-Germain ka përmbysur ndaj Montpellier në çerek orëshin e fundit të takimit. Ndeshja e javës së 16-të të Ligue 1 ishte më e vështirë se sa parashikohej për kampionët në fuqi, por në fund gjithçka ka shkuar mirë për shkak të treshes së frikshme në sulm.

Paredes ka shënuar në portën e tij gjatë pjesës së parë duke bërë që vendasit të kalonin në avantazh. Pas golit të pësuar PSG bëri çmos për të barazuar sa më shpejtë duke krijuar disa mundësi të mira, por goli i parë edhe në minutën e 75’ me Neymar.

Një minutë më vonë Mbappe ka shënuar golin e avantazhit përpara se Mauro Icardi të vuloste fitoren e 13-të të miqve. Parisi tani është tetë pikë larg Marseille i vendit të dytë.

 

 

Related posts

PARIS 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara

F.autor

Kristi Vangjeli bën prapakthehu, mbrojtësi vendos të rikthehet tek Skënderbeu

Isa.Autor

ITALI-ANGLI/ Gary Lineker i shkruan letër “3 Luanëve”: Keni bashkuar një komb të përçarë

Delo.autor

Leave a Comment