Futboll Seria A Sport

REZULTATE NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Kërkon të marrë në stol De Biasin klubi i Serie A…

Spali po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, teksa pas humbjes së sotme ndaj Breshas, tashmë renditen në vendin e fundit me vetëm 9 pikë.

Pikërisht nga kjo mund ta pësojë trajneri Leonardo Sempliçi, i cili mund të shkarkohet nga drejtimi i ekipit.

Sipas mediave italiane trajneri rrezikon shumë shkarkimin, dhe drejtuesit kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij. Një nga trajnerët që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Spalit është Xhani De Biasi, i cili aktualisht është i papunë.

Sempliçi pritet të ketë edhe një mundësi për ndeshjen e radhës, por në rast se ai dështon të marrë një rezultat pozitiv, atëherë shanset që ai të shkarkohet janë të mëdha dhe vendin e tij mund ta marrë pikërisht De Biasi.

Related posts

E BUJSHME/ REALI bën hapin e madh për transferimin e vitit, lojtari vjen nga Serie A

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E YLLIT BALAJ TEK VLLAZNIA/ Drejtori sportiv i Sturm Graz: Ja si është e vërteta…

Delo.autor

XHAKA DREJT KALIMIT NË GJERMANI? Trajneri Arteta befason: Nuk ishte grumbulluar sepse…

Delo.autor

Leave a Comment