Futboll Sport

MESUT OZIL BAMIRËS/ Do financojë operacionet e 1 mijë fëmijëve dhe do ushqejë 100 mijë të pastrehë

Këshillat e nënës së tij shpjegojnë më së miri, pse superylli mysliman është në rrugën e duhur për të ndihmuar të uriturit, të sëmurët dhe të pastrehët në botë.

Agjenti i tij i besuar gjerman, avokati dhe mësuesi, Dr Erkut Sogut, zbulon gjithçka për jetën e fshehtë të një prej futbollistëve më të pasur në botë, raporton SunSport.

Në ditën e dasmës së tij me ish-Miss e Turqisë, Amine Gulse, verën e kaluar, Ozil premtoi të financojë 1000 operacione për fëmijët në nevojë në të gjithë globin.

Dhurata e tij për ditën e dasmës përfshinte gjithashtu ushqimin e 100,000 personave të pastrehë në 16 kampe dhe strehimore të refugjatëve në Turqi dhe Siri.

Kjo tregon edhe njëherë se çfarë lojtari me plotë klas është ai, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Related posts

E PABESUESHME/ A do të luajë MESSI kundër INTERIT? Valverde jep këtë përgjigje

Isa.Autor

FROSINONE-INTER/ Vendasit ngushtojnë shifrat, shënon Cassata

Delo.autor

STATISTIKAT/ Uzuni i papërmbajtshëm, ja sa kanë shënuar bomberat kuqezi në 2021

Delo.autor

Leave a Comment