Futboll Sport

SFIDA NDAJ EGNATIA-S/ Shehi i bën zbor sulmit, shansi për Gjumsin. Ja formacioni i mundshëm…

Tirana bëhet gati për Egnatian, ndërsa Orges Shehi u bën zbor sulmuesve. Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë nga sfida me rrogozhinasit, dje Shehi ka vënë në rresht sulmuesit që kanë shënjestruar portën në mënyra të ndryshme.

Katërshja e parë ishte e përbërë nga Ngo, Seferi, Gjumsi e Totre, ndërsa katërshja e dytë prej Beshirajt, Hotit, Dansosë e Qefalisë. Për më shumë se 30 minuta tetë lojtarët panë portën, duke treguar aftësitë e tyre të shënjestrës.

Në pjesën tjetër të fushës, grupi tjetër i skuadrës i përbërë nga mesfushorët dhe mbrojtësit ka punuar mes tyre. Shehi ka këshilluar të gjithë për lëvizjet në fushë, ndërsa ka kërkuar egërsi në fushën e lojës.

SHEHI – Trajneri u ka thënë lojtarëve që skuadra duhet të reagojë. Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të mira, por Tiranës nuk i falet të gabojë për herë të tretë, sepse humbja me Kukësin dhe barazimi me Skënderbeun kanë rënduar shumë në renditje.

FORMACIONI – Me sa duket, Shehi ka vendosur edhe për lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë. Me Xhixhën që e ka të pamundur të jetë në fushë, Shehi do të hedhë një skuadër sulmuese. Në mbrojtje kthehet Behiratçe që i ka munduar ekipit në dy ndeshje. Po kështu, Shehi do të ndryshojë edhe mesfushën dhe sulmin.

Në portë nuk ka ndryshime, me Bekajn nga minuta e parë. Mbrojtja me katër, me Toshevskin, Behiratçen, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin. Në mesfushë surpriza e trajnerit, me Shehin që lë jashtë Tolin, ndërsa Najdovski, Totre e Limaj nga minuta e parë. Në sulm, Ngo, Seferi dhe Gjumsi.

Ky i fundit është aktivizuar disa herë si titullar në kampionat dhe në Kupë, madje me Dinamon shënoi edhe golin e parë të ndeshjes. Sulmuesi 19-vjeçar ka një shans të artë për të luajtur nga minuta e parë. Në kampionat dhe në Kupë, lojtari është aktivizuar në 310 minuta në 7 ndeshje duke qenë tri herë titullar dhe katër herë zëvendësues.

SULMUESI – Redon Xhixha ka vazhduar me vrapimet rreth fushës, ndërsa jo vetëm që humbet sfidën me Egnatian, por edhe atë me Kastriotin. Me shumë mundësi nuk luan as ndaj Laçit fundjavën e ardhshme. Nga ana tjetër, Tirana nuk ka të dëmtuar apo që kanë shqetësime të tjera. Grupi është i plotë. Nuk ka as probleme kartonësh, ndërsa Najdovski duhet të ruhet nga i verdhi i radhës.

Related posts

E QUAN “IBRA I MBROJTËSVE”/ Batuta e Chiellinit: Ai është një qenësi aq e lartë sa më mirë ta lëmë rehat

Delo.autor

Ndeshja e bamirësisë/ Një legjendë e futbollit shqiptar dhe një ish-yll gjerman në një ekip së bashku

Q.Autor

NAPOLI DHE HYSAJ SUPER/ Të kaltrit shënojnë edhe golin e dytë Empolit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment