Futboll Sport

TËRMETI/ Lila zbulon kauzën: Veteranët e Greqisë, Italisë dhe Turqisë ndeshje bamirësie për të prekurit

Solidariteti ka qënë kryefjala e javës së fundit në vendin tonë. Ndihmat e ardhura nga e gjithë bota për familjet e prekura nga tërmeti kanë qënë të shumta, teksa një organizim të tillë e kanë bërë edhe lojtarë të shumtë të kombëtares shqiptare.

Andi Lila është një prej tyre, i cili si president i Sindikatës të Futbollistëve në Shqipëri ka menduar të zhvillojë një ndeshje bamirësie me lojtarë që vijnë nga shtetet fqinje, si Greqia, Kosova, Serbia dhe Italia.

I ftuar në “Ditë e Re” në Rtv Ora, Lila pohoi se ndeshja do të luhet në stadiumin e ri kombëtar më 10 janar, ku pjesë do të ketë ish futbollistë Kampion bote dhe Europë.

Ne si Sindikatë Futbollistësh donim që të thonim fjalën tonë. Shumë personazhe kanë kontribuar me ndihma dhe ne si sindikatë po mendojmë që të bëjmë një ndeshje bamirësie, përveçse asaj që do të mbledhim për t’i ndihmuar familjet e prekura me shtëpia. Erdhën shumë shtete për të na ndihmuar, si Greqia, Kosova, Serbia dhe shumë shtete të tjera, të cilat do t’i ftojnë për këtë ndeshje miqësore, për t’i thënë se jemi  mirënjohës. Kemi një datë më mendje për zhvillimin e kësaj ndeshje që shpresojmë që të organizojmë një eveniment të radhë për Sindikatën tonë. Me 10 janar shpresojmë që të zhvillojmë miqësoren. Po e mendojmë që ta luajmë në stadiumin e ri, me FSHF dhe Armand Dukën që janë na gjendur pranë për këtë kauzë. Fillimisht, të ardhurat do të shkojnë për familjet e futbollistëve dhe më pas, shpresojmë që të bëjmë shumë dhe të ndihmojnë edhe të tjerët. Shpresojmë që të luajnë futbollistët e Turqisë që dolën në vendin e tretë në Botërorin e vitit 2002 , Greqisë që doli kampion Europe në vitin 2004 dhe Italinë që doli kampione e Botës në vitin 2006 do ishte një ëndërr për ne, pra një ndeshje me nivel veteranësh,” zbuloi Lila.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli ukrainas në zi, bombardimet i marrin jetën mesfushorit 25-vjeçar

Delo.autor

Lothar Matthäus: Ky adoleshent do ta fitojë “Topin e Artë”, jo Messi dhe Ronaldo

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Friends Arena” dhe arrin Spanjën në krye të grupit

Delo.autor

Leave a Comment