Futboll Kosova Sport

PO MAHNIT TURQINË ME FORMËN E MOMENTIT/ Ja si u vlerësua Vedat Muriqi për këtë javë (FOTO)

Vedat Muriqi është futbollisti shqiptar më në formë i momentit.

Dopieta e shënuar në fundjavë, ku i dha fitoren ekipit të tij, Fenerbahce ka mjaftuar për ta katapultuar Muriqin në formacionin e javës në kampionatin turk.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është vlerësuar me notën 9.1, duke qënë futbollisti më i mirë i javës. Ish sulmuesi i Teutës gjendet në majë të sulmit së bashku me Sorloth të Trabzonspor dhe emra si Isla apo Clichy.

25-vjeçari është në garë për të fituar “Këpucën e Artë” të kampionatit, ku kryeson garën së bashku me Sorloth, Jahovic dhe Cisse me 9 realizime dhe 2 asiste.

Related posts

FINALJA NË TIRANË/ Rrëfimi i Kumbullës: Jam i emocionuar. Duhen ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar

F.autor

TIFOZËT E MILANIT NË FESTË/ Në “San Siro” pritet të vijë lojtari që e “dashurojnë” të gjithë

Isa.Autor

JANUZAJ NUK PO RINOVON ME SOCIEDAT/ Në pritje të ofertave nga Anglia

Delo.autor

Leave a Comment