Boks Sport

MADHËSHTORE/ Objektivi i UFC-së, mini-turne me McGregor, Khabib, St-Pierre e Diaz

Mund të duket çmenduri, por jo dhe aq. UFC-ja po mendon të organizojë një event të madh në artet marciale mikse, ku të përballë 4 sportistët më të mirë në botë në peshën e lehtë, 4 yje të këtij sporti, kampionë, ish-kampionë dhe sfidantë, të gjithë ikona. Ata janë kampioni aktual Khabib Nurmagomedov si dhe rivalët e tij Conor McGregor, Nate Diaz dhe Georges St-Pierre. Fillimisht do të organizohen dy gjysmëfinale, me sportistët që do të duelonin mes tyre dhe më pas, fituesit e dy sfidave do të ndeshen në finalen e madhe.

Sipas gazetarit të njohur të arteve marciale mikse Ariel Helwani, ideja e presidentit të UFC-së, Dana White është që në gjysmëfinale Khabib të duelojë ndaj McGregor, ndërsa Nate Diaz të përballet me St-Pierre. “Më 4 gusht, në Los Anxhelos, ka gjasa që të zhvillohet sfida Diaz-St-Pierre dhe në shtator ajo mes Khabib e McGregor. Ndërsa në fund të vitit do të përballen mes tyre dy fituesit”, tha Helwani. Tashmë pritet të konfirmohet ky plan i UFC-së, që do të ishte vërtet fantastik për sportin dhe fitimprurës për sportistët.

Related posts

Surprizon Barcelona, lojtarët në lokal nate para sfidës së “El Clasico”

Sadik.Autor

“BARAZIMI DFO TË ISHTE REZULTATI MË I DREJTË”/ Trajneri Novi: 5-6 futbollistë të Luftëtarit janë e ardhmja e Superligës

Delo.autor

RIKTHEHET TË RRËFEJË PËR TË SHKUARËN E TIJ/ Ibra tregon prapësitë me Gatusson: Një herë e kam futur me kokë poshtë në…

Delo.autor

Leave a Comment