Futboll Seria A Sport

DISFATA E INTER NË “SAN SIRO”/ Fabio Capello fajëson “bomberin”: Lukaku kishte tre mundësi të arta, por…

Interi u mposht nga Barcelona ditën e djeshme, duke mos ia dalë kështu të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Për këtë ndeshje të zikaltërve, ka folur edhe ish-trajneri Fabio Kapelo, i cili u shpreh se fajtori që Interi nuk mori fitoren ishte sulmuesi Lukaku.

“Lukaku doli tre herë përballë me portierin dhe nuk ia doli të shënojë. Interi i pagoi shtrenjtë këto dhurata nga sulmuesi belg, përballë një ekipi si Barcelona që ka shumë cilësi. Rastet e zikaltërve ishin shumë, dhe përballë kundërshtarëve me këtë cilësi nuk duhet të relaksoheni.”, u shpreh Kapelo.Kapelo

Lukaku në kampionat ka treguar një paraqitje shumë të mirë, teksa në 15 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 10 gola, por duket se fati nuk ishte me të ditën e djeshme, në një ndeshje shumë të rëndësishme siç ishte ajo ndaj Barcelonës.

Related posts

SFIDA NDAJ LIVERPOOL/ Goditje e madhe për “Kuqezinjtë”, ylli Ibrahimovic dëmtohet sërish. Ja sa do të mungojë…

Delo.autor

SUPERKOMPJUTERI PARASHIKON DERI NË FINALE/ Ja favoriti që fiton Championsin

Delo.autor

KLUBI “ZIKALTËR” VATËR INFEKTIMESH ME COVID-19/ Dalin përgjigjet e tamponëve tek Inter. ja gjendja e Marottas…

Delo.autor

Leave a Comment