Futboll Seria A Sport

LËSHON “TENTAKULAT” NË SPANJË/ Milan kërkon të marrë talentin me klauzolën 150 milionë euro…

Milani po tenton të transferojë një tjetër talent francez për të forcuar mbrojtjen.

Pas Théo Hernandez, i cili është nja nga të vetmit që po jep shpresat te kuqezinjtë, drejtuesit e Milanit po synojnë transferimin e 19-vjeçarit të Barcelonës Jean-Clair Todibo.

Te Barcelona, Todibo nuk po gjen hapësira, edhe pse një natë më parë luajti 90 minuta në fitoren e katalanasve ndaj Interit në “San Siro”.

Për këtë arsye, Sportmediaset nuk e quan një mision të pamundur këtë transferimin me të cilin është angazhuar Maldini edhe pse lojtari ka një klauzolë 150 milionë euro me Barcelonën.

Kuqezinjtë janë duke studiuar formulën me të cilën mund të transferojnë që në muajin janar në mbrojtësin në Milano, të paktën kështu shkruan “Diario Sport”.

Related posts

REALIZOI SUPER GOL NDAJ ATALANTËS/ Çalhanoglu vendos për të ardhmen nga “Instagrami”

Delo.autor

MOMENTE TË VËSHTIRA PËR METHASANI-N/ Gazetari sportiv kalon me sukses një operacion të komplikuar

Delo.autor

STATISTIKAT/ Fituan ndaj Leeds, Manchester United vendos një rekord në Premier League (TABELA)

Delo.autor

Leave a Comment