Futboll Seria A

Alisson: Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma

Alisson është i fokusuar vetëm te Roma dhe nuk dëshiron të dëgjojë për skuadra tjera.

Forma e mirë e Alisson këtë sezon, ka bërë që klube si Liverpooli, Paris Saint Germaini dhe Real Madridi të trokasin në derën e Romës për brazilianin.

Por, për “Sky Sport Italia”, Alisson tha se është i fokusuar te Roma kur u pyet për interesimin e klubeve të lartpërmendura.

“Jam duke menduar vetëm që të punoj më shumë te Roma dhe jam i fokusuar në atë që po bëj”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Nuk e kam ditur se disa statistika do të më vendosin në mesin e më të mirëve në Evropë, po ashtu edhe për atë që jam portieri me më së shumti pritje, por kjo më bën të lumtur”, shtoi braziliani.

Related posts

“KA NISUR TË KËRCEJË NË…”/ Georgina Rodriguez kap “MAT” Ronaldon (VIDEO)

F.autor

KUMBULLA NGA STOLI, ZIKALTËRIT ME ISH-IN XHEKO/ Si priten të rreshtohen Roma dhe Interi

Delo.autor

Ndaj MILANIT pa “busull”/ ROMA po vuan ndryshimet e merkatos, N’ZONZI KATASTROFAL

Isa.Autor

Leave a Comment