Futboll La Liga Sport

SULMUESI I BARCELONËS I HAP SFIDË REALIT/ Braithwaite: Jam 100% i sigurt që e fitojmë La Ligën!

Ka vetëm pak kohë te Barcelona, por Martin Braithwaite ka besim dhe i shpall luftë Realit të Madridit. Sulmuesi danez ka dhënë një intervistë së fundmi për “Mundo Deportivo”, ku ka folur edhe mbi luftën për titull.

Sipas 28-vjeçarit, Barcelona do të jetë ekipi që do të ngrejë trofeun në fund të sezonit. “Jam 100% i sigurt që do ta fitojmë La Ligën”, është shprehur Braithwaite, i cili është vendosur edhe në faqe të parë të gazetës për ditën e sotme.

Braithwaite u mor në mes të muajit shkurt si përforcim emergjent, pas dëmtimit të Ousmane Dembele. Për danezin, Barça derdhi në arkat e Leganes plot 18 milionë euro.

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN FRANCEZ/ Ylli shqiptar vjen nga stoli dhe shënon për Reims, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Goli i Cikalleshit nuk mjafton, Koniaspori mposhtet me përmbysje (VIDEO)

Delo.autor

Sherr me krerët e klubit, mbrojtësi i Milanit kërkon largimin

Q.Autor

Leave a Comment