Futboll Sport

VLERËSIMI I EUROSPORT/ Nota e Berat Gjimshitit në kualifikimin historik të Atalantës

Atalanta arriti të merrte një fitore të madhe në transfertë, duke mundur Shakhtar Donjeskun me rezultatin e pastër 0-3.

Kjo fitore, i lejon bergamaskët të kalojnë në turin tjetër, aty ku tashmë do të përballen me më të mirat e Europës, duke shpresuar sërish në surpriza dhe rezultate pozitive.

Titullar kundër Shakhtarit e ka nisur edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili luajti 90 minuta.

Mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë ndër më të dalluarit në fushë dhe paraqitja e tij është vlerësuar maksimalisht edhe nga Eurosport, që e vlerëson me notën 7 mbrojtësin.

“Berat Gjimshiti 7 – Bën një paraqitje duke u përshtatur. Vuan pak në minutat e para, por më pas gjen hapësira dhe nuk bën më gabime. Shpesh fiton edhe duelet me Çestnuts”, shkruhej në vlerësimin për Gjimshitin.

Related posts

LIVERPOOL-PORTO/ Klopp synon të marrë kontrollin e ndeshjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BLERJA E BUJSHME/ Don Perez dëshiron transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichit

Isa.Autor

SKEMA/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë në përballjen ndaj Turqisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment