Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Gattuso i refuzoi 18 oferta, pastaj e mori drejtimin e Napolit

Gennaro Gattuso i kishte refuzuar plot 18 oferta për punë, para se të vendoste për ta pasuar Carlo Ancelottin si trajner i Napolit të mërkurën.

Pas gjashtë muajve i papunë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A për t’i ndihmuar Napolit të luftojë për t’u kthyer në top katërshe pas një fillimi të vështirë dhe zhgënjyese në ligë këtë sezon, transmeton.

Gazeta italiane La Repubblica raporton se Rino i kishte refuzuar plot 18 oferta të ndryshme për punë gjatë këtyre gjashtë muajve.

Sipas të përditshmes italiane, Gattuso i ka refuzuar ofertat nga shumë klube, në mesin e të cilave janë edhe Valencia në Spanjë dhe dyshja italiane Genoa dhe Sampdoria.

Por Gattuso është tani i gatshëm për një sfidë të re si trajner i Napolit, të cilën do ta nisë këtë fundjavë kundër Parmas.

Related posts

VIDEO/ Futbollisti gjuan nga 40 metra, portieri bën gafë skandaloze

Q.Autor

PËRGATIT KLUBIN PËR TË ARDHMEN/ Bartomeu paralajmëron: Talentet e mëdhenj vijnë nga këto tri vende

Delo.autor

Letra e Insignes: Titullin për qytetin, zoti i Napolit është Diego

Q.Autor

Leave a Comment