Futboll Gossip Sport

RRËFEN EPISODIN DRAMATIK/ Momente ankthi për Wanda Narën: Ka qenë e tmerrshme…

Wanda Nara ka kaluar një moment shumë të frikshëm kohët e fundit gjatë një fluturimi nga Milano në Paris. Motra e saj, Zaira Nara, ka rrëfyer detajet e këtij episodi dramatik, por që nuk ka patur pasoja.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve që luajnë te PSG, jetojnë në Paris, por duke parë se motra ime merr pjesë në një program në Milano, ishin atje me fëmijët, mamanë time dhe me disa miq italianë”, ka thënë Zaira.

“Më pas kanë marrë biletat për të gjithë grupin, ishin rreth 20 veta, dhe kanë udhëtuar bashkë, por ka patur pak turbullirë. Wanda udhëton çdo javë nga Milano në Paris dhe nuk i ka ndodhur kurrë. Fëmijët kanë qarë sepse avioni është lëkundur shumë”.

“Kanë thënë ‘do të biem të gjithë’. Ka qenë e tmerrshme. Falë Zotit gjithçka ka shkuar mirë”, ka zbuluar Zaira gjatë një emisioni televiziv.

Wanda, e cila ka festuar ditëlindjen në Paris para pak ditësh, sapo kishte humbur frikën për të fluturuar, që ka qenë një fobi për të. “Wanda i ka patur gjithmonë fobi avionët, por ka qenë e detyruar ta mposhtë këtë frikë për shkak se familja e saj ishte në Argjentinë. Megjithatë, është një problem”.

Related posts

Lukaku vendos REKORD/ Më shumë GOLA se Messi, Neymar e 7 yje bote së bashku

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi shkodran drejt largimit nga Italia, klubi i njohur nis negociatat me Hysajn

Delo.autor

DITA VENDIMTARE PËR INTER/ “Zikaltërit” synojnë Dzeko dhe të shesë Mauro Icardin tek…

Delo.autor

Leave a Comment