Futboll Seria A

Gattuso: Ai më ka befasuar, nuk e prisja të ishte kaq i fortë

Dhjetë pikë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, një ecuri pothuajse perfekte në ndeshjet e fundit për Milan, që duket se ka gjetur rrugën e duhur me Gattuso-n dhe i është afruar zonës europiane. Kundër Spal duhen tri pikët dhe ka nga ata që thonë se trajneri kuqezi nuk ëndërron vetëm pozicionimin mes gjashtë ekipeve të para, por ka si objektiv të kapë Inter-in. Kalinic do të mungojë, Cutrone do të jetë titullar dhe do të rikthehet Rodriguez. Në konferencën e zakonshme për shty, ai i ka thurur elozhe Calhanoglu dhe Bonucci-t, duke e cilësuar këtë të fundit si liderin e vërtetë të Milan-it të tij.

Milan luan në tre fronte dhe Gattuso, që e ka përjetuar një situatë të tillë si futbollist, është një njeri praktik. Objektivi i tij është të marrë rezultate, edhe pse loja e bukur ka gjithashtu rëndësi. “Na pret një periudhë e mbushur me ndeshje dhe për këtë arsye i kam dhënë dy ditë pushim skuadrës. Spal është një ekip shumë i mirë dhe nuk do të jetë e lehtë për ne. Objektivi është të fitojmë ndeshjet dhe t’i japim vazhdimësi rezultateve”.

Do të kthehet në fushë Rodriguez, i cili do të marrë vendin e të skualifikuarit Calabria. Zvicerani është thumbuar nga Gattuso, i cili nuk ka kursyer as Andre Silva-n” “Rodriguez mund të bëjë më mirë, ashtu edhe Silva, që duhet të shënojë më shumë”. Trajneri kuqezi, më pas, ka vlerësuar tre lojtarë: “Bonucci po luan si lider. Biglia po na jep një ekuilibër të madh. Calhanoglu më ka befasuar, mendoja se ishte i ngadaltë, nuk prisja të ishte kaq i fortë”.

Related posts

MEGJITHËSE U LARGUA NGA BAYERN/ Roben pendohet që la futbollin: Do më marrë malli, mund të…

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Inter nuk ndalet për N’Golo Kante, Conte sakrifikon dy lojtarët…

Delo.autor

E BUJSHME/ Gruaja dhe “trajneri i gjumit”, zbulohen sekretet e bomberit Lewandowski

Delo.autor

Leave a Comment