Futboll Seria A Sport

“PËRVOJA MË E NDËRLIKUAR NË KARRIERËN TIME”/ Cannavaro: Tek Interi kam vuajtur shumë, aq sa mendova ta…

Ai ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, një kampion, që ka luajtur në skuadrat më të rëndësishme të Europës dhe ka fituar një Kupë Bote si protagonist i jashtëzakonshëm. Më pas ka fituar edhe një “Top të Artë”.

Fabio Cannavaro ka jetuar shumë momente të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij, por, në një Instagram të drejtpërdrejtë me YouTuber “Er Faina”, kujtoi disa nga keqardhjet e mëdha. Mes tyre futet edhe lamtumira nga Napoli:

“U largova shumë herët. Klubi kishte probleme ekonomike dhe mbaj mend që Ferlaino më thirri e më pyeti nëse nuk do ta pranoja Parmën. Në fakt, isha afër refuzimit, pork jo do ta rëndonte situatën e Napolit. Ai ma dha këtë përgjegjësi dhe unë duhej ta pranoja. Te Parma kam pasur shtatë vite fantastike, në të cilat mora shumë kënaqësi. Ishte një ekip “fëmijësh” të jashtëzakonshëm në një ambient argëtues”.

Ish-kapiteni i kombëtares italiane kujtoi edhe parantezën e tij me Interin. Ajo me zikaltrit ishte ndoshta përvoja më e ndërlikuar e karrierës së tij: “Më vjen keq, por kam vuajtur shumë tek Interi. Aty kam menduar edhe për ta lënë futbollin. Për gati një vit e gjysmë isha me një frakturë në tibia, kisha një plagë që më dhembte fort sa herë që vija këmbën në tokë. Unë duhej të ndaloja dhe nuk e bëra, ishte një gabim. Nuk mund ta harroj herën e parë në “San Siro”. Kur hyra atje ishte si një gjëmim.

Moratti më tha që një ovacion të tillë kaq të madh e kishte ndjerë vetëm për Ronaldon, kështu që pata një pritje të jashtëzakonshme. Unë kisha luajtur te Parma për shtatë vite dhe tashmë isha kapiteni i kombëtares, ndaj të tilla mjedise të elektrizuara nuk më shqetësonin. Pastaj, vendosa të kthehesha në fushë vetëm kur të isha mire, ta kaloja plotësisht dëmtimin. Unë fillova një punë të personalizuar, por pas kaq shumë vuajtjesh, drejtuesit më thanë se do të shitesha te Juve”.

Related posts

150 STOLA TË DËMTUAR NË “AIR ALBANIA”/ Shikoni momentin kur tifozët i thyejnë dhe i hedhin në fushë (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin përfundimtar për ndeshjen

Delo.autor

Ja kush është arsyeja pse Neymar dëshiron të luajë në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment