Futboll Premier League Sport

U ANULUA GOLI I SADIO MANE/ Klopp merr vendimin që mos festojë më, arsyeja do iu habisë…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka vendosur të mos i festojë më golat e shënuara nga skuadra e tij.

Klopp këtë vendim e ka marrë nisur nga aplikimi i teknologjisë VAR, e cila shpeshherë ka ndalë në gjysmë festimin e golit.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen kundër Watford, kur u anulua goli i Sadio Mane.

“Të jem i sinqertë nuk ia kam idenë se ku ishte pozicioni jashtë loje. Nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush konfirmon se është gol” ka thënë Klopp.

“Nuk mendoj se ishte pozicion jashtë loje tek goli i Sadio. Nuk mund ta shihja. Por, nuk kam parë ripërsëritjen, kështu që nuk kam ndonjë ide” shtoi gjermani.

Related posts

Barcelona kampione e La Ligas me pikë për vitin 2017

Q.Autor

PENALLTIA PËR FRANCËN/ Shokuese çfarë bën Griezmann përballë Strakoshës (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Befasohet klubi i njohur pas shortit të Europa League, 12 persona me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment