Futboll Sport

SKANDALOZE/ 30 ultras të Tiranës masakrojnë 2 tifozë të Partizanit pas derbit (VIDEO)

Nëse stadiumi “Air Albania” u dha të gjithë shqiptarëve mundësinë të shihnin anën e bukur dhe spektakolare të derbit, jashtë tij gjërat nuk kanë qenë edhe aq të bukura sa korniza që dhuronte impianti i mbushur me tifozë të Tiranës dhe Partizanit. Pas ndeshjes, nuk janë shmangur dot përplasjet mes tifozëve të dy palëve dhe në një nga rrugët e kryeqytetit, një ngjarje e turpshme ka shoqëruar sfidën.

Pamjet e mëposhtme tregojnë një grup prej 30 tifozësh të Tiranës të cilët rrethojën dhe dhunojnë në mënyrë barbare e të pashembullt dy mbështetës të Partizanit. Tifozët e Tiranës, në mënyrë të frikshme e duke rrezikuar jetën e tifozëve kundërshtarë, i godasin ata me mjete të forta dhe i shkelmojnë edhe në kokë ndërsa ishin të shtrirë në tokë, një barbari që mund të kishte pasur pasoja serioze për shëndetin e tyre.

Gjithçka ka ndodhur në mes të kryeqytetit, duke terrorizuar edhe kalimtarët e pranishëm, e duke zbehur bukurinë e atmosferën që kishte krijuar kjo ndeshje.(vipsport.al)

Related posts

NJË “GARDIAN” IZRAELIT NË GUINESS/ 74-vjeçari thyen rekordin e futbollistit më të vjetër në botë

Delo.autor

SONDAZHI/ Cili është trajneri më i mirë i “Superiores?” 

F.autor

CHAMPIONS/ Mbappe futet në “top5”, Haaland një “përbindësh”, shifra rekord

F.autor

Leave a Comment