Futboll Sport

NJË “GARDIAN” IZRAELIT NË GUINESS/ 74-vjeçari thyen rekordin e futbollistit më të vjetër në botë

Një izraelit ka thyer rekordin si futbollisti më i vjetër në botë që merr pjesë në një lojë profesionale në moshën 73-vjeçare.

Isaak Hayik luajti për skuadrën “Irony Or Yehuda” si portier pasditen e së premten.

Pavarësisht viteve, Hayik tha se është gati për një lojë tjetër pasi luajti për plot 90 minuta,.

Ai hyri në Librin e Rekordeve Guiness në ceremoni pas ndeshjes, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të 74-t.

“Kjo nuk është një burim krenarie për mua, por edhe për sportet izraelite në përgjithësi”, tha Hayik për Reuters.

Një prej djemve, 36-vjecari Moshe Hayik e përshkroi arritjen e babait si “të pabesueshme”.

Related posts

NGA VITI 2014 DERI MË TANI/ Trupi i tij plot me muskuj, ja si u tjetërsua Salah (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool pranë finales, Roma kërkon “mrekullinë”

Sadik.Autor

PARTIZANI-KUKËSI/ Publikohen çmimet e biletave për finalen e Superkupës së Shqipërisë, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment