Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” ndalen në “Old Trafford”, Totenhemi triumfon në frymën e fundit

Janë mbyllur para pak minutash  2 ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për xhiron e 17-të.

Nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 Mançester Junajtid ndaj Evertonit, brenda në “Old Trafford”.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, falë një autogoli nga Lindelof në minutën e 36’. Pjesa e dytë nisi me “Djajtë e Kuq” përpara, të cilët e kërkonin me ngul golin e barazimit. Pikërisht atë e gjetën në minutën e 77’, teksa Grinud shënoi pas një asiti të marrë nga Daniel Xhejms.

Ka triumfuar me rezultatin 2-1 Totenhemi, të cilët mposhtën në transfertë Uolvesin. Ishin pikërisht “Spërsat” të cilët kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 8’, Lukas Moura shënoi një gol shumë të bukur, nga një pozicion pothuajse të pamundur. Traore në minutën e 67’, shënoi një supergol duke barazuar shifrat. Ishte Vertongaen që shënoi golin e fitores për ekipin e Murinjos, teksa realizoi në minutën e 91’, duke i dhënë ekipit ët tij një fitore shumë të rëndësishme.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Kukësi-Debreceni. Rezultati 1-1

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Lille-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Franca e Argjentina në kërkim të golit të fitores

Sadik.Autor

Leave a Comment