Futboll Seria A Sport

EPISOD I PABESUESHËM NË IRLANDË/ “VRASIN” lojtarin për një ARSYE ABSURDE

Një episod i pabesueshëm, por edhe indinjues na vjen nga kategoria e dytë e futbollit irlandez. Një klub ka deklaruar vdekjen e një prej lojtarëve të vet për të shtyrë një ndeshje.

Ballybrack FC, që luan në Leinster Senior League, ka dhënë lajmin fals për vdekjen e një lojtari të skuadrës me synimin për të shtyrë takimin që duhej të zhvillonte në fundjavë. Shtyrje që është miratuar, duke mbajtur edhe një minutë heshtje në ndeshjet e tjera, me të gjithë lojtarët që kanë mbajtur një shirit të zi në krah.

Klubi, pasi është zbuluar se lajmi ishte i pavërtetë, ka kërkuar falje dhe ka shkarkuar fajtorin. Gjithçka ka nisur nga ideja e një drejtuesi të klubit që ka shpikur vdekjen e Fernando Nuno La Fuente, ish-futbollist i Ballybrack, duke thënë se lojtari ishte ndarë nga jeta pas një aksidenti rrugor.

Qëllimi për shtyrjen e ndeshjes është arritur, por më pas ka ardhur përgënjeshtrimi. Ka qenë “Irish Times” që ka zbuluar se djaloshi në fjalë ishte gjallë dhe që, nga shtatori i kaluar, jeton i lumtur në Galway. Klubi i ka kërkuar falje të gjithëve, veçanërisht ish-lojtarit. Por tani rrezikon ndëshkime serioze. “Viktima” e parë e lajmit të rremë ka qenë drejtuesi që e shpiku atë.

David Moran, presidenti i Leinster Senior League, e ka komentuar ngjarjen duke thënë: “Të premten kemi marrë disa telefonata nga klubi që lajmëronte vdekjen e lojtarit dhe domosdoshmërinë për të shtyrë ndeshjen dhe natyrisht ne kemi pranuar. Situata ka ndryshuar të hënën, kur i kemi kërkuar klubit nëse mund të kontaktonim familjen e djalit për t’i ofruar atyre ndihmën tonë”.

“Na thanë se kufoma ishte dërguar në Spanjë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë. Është tronditëse të mendosh se një gjë e tillë është bërë vetëm për të shtyrë një ndeshje futbolli, – ka vazhduar Moran. – Kemi mbajtur një minutë heshtje në të gjithë takimet e tjera dhe lojtarët kanë mbajtur shiritin e zi në krah. Duhet të kesh një problem shumë serioz nëse bën një gjë të tillë…”.

Leinster Senior League do të mblidhet të enjten për të vendosur masën që do të merret nga Ballybrack FC.

Related posts

MILAN MENDON PËR TË ARDHMEN/ Zëvendësues për Ibrahimovic, Maldini piketon shqiptarin e Bayern Munich…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i Atleticos drejt tek “Topçinjtë”, ka vetëm një kusht për kalimin në Londër!

Delo.autor

JUVENTUS-ROMA/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat në “Allianz Stadium” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment