Futboll Ligue 1 Sport

12 GOLA NË 15 NDESHJE/ PSG vendos ta blejë Icardin në janar, por Wanda Nara dëshiron…

Megjithëse zbarkoi në Paris në ditët e fundit të merkatos, Mauro Ikardi ka konfirmuar të gjitha vlerat e tij. 12 gola në 15 prezenca janë prova më e mirë e cilësive të argjentinasit, për të cilin PSG-ja dëshiron të bëjë lëvizjen përfundimtare që në janar.icardi.psg.muscoli.2020.750x450

Klubi transpalpin mendon ta paguajë klauzolën për ta bërë përfundimisht një lojtar të vetin sulmuesin. Ish-kapiteni i Interit së shpejti do të mbushë 27 vjeç dhe shihet si pasardhësi ideal i Edinson Kavanit (33 vjeç) në kryeqytetin e Francës. Blerja e kartonit nga ana e parizienëve do të ishte diçka pozitive edhe për Ikardin, i cili do të arkëtonte 10 milionë euro në sezon ndryshe nga 5.5 milionë eurot aktuale që merr aktualisht si lojtar i huazuar e që paguhet nga Interi.aereo.wanda.nara.icardi.2017.750x450

Çuditërisht, kundër kësaj nisme të PSG-së është Vanda Nara, e cila preferon që diskutimin e transferimit përfundimtar të partnerit ta lërë për në fundin e sezonit aktual, siç është rënë dakord edhe nga Interi e PSG.

Related posts

ZYRTARE/ “Bardheblutë” godasin në merkato, transferojnë mbrojtësin 28-vjeçar

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME BYLIS/ Trajneri Jonuz: Fillim i mirë për ekipin tim, por…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Spanjë-Suedi. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment