Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS AVENTURËN E RE NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Asani ka falenderime për të gjithë: Gjithmonë në zemrën time …

Jasir Asani do të largohet nga Partizani në merkaton e janarit, për të nisur një aventurë të re me klubin e AIK-ut në kampionatin suedez. 

24-vjeçari nga Shkupi ishte një nga futbollistët më të dalluar të Partizanit, sezonin e shkuar, kur të kuqtë u shpallen edhe kampionë Shqipërie, teksa tashmë i duhet të provojë një sfidë të re.

Futbollisti nuk ka harruar të falenderojë drejtuesit e Partizanit, tifozët e Partizanit dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, teksa ka postuar një video në “Instagram”, duke shkruar:

“Dua të shpreh të gjithë kënaqësinë time sepse futbolli është pasioni i jetës sime. Të luaj për AIK është nder dhe mundësi e shkëlqyer për mua. Dua të falënderoj të gjithë tifozët që na brohoritën kudo, në fitore dhe në humbje. Dua të falënderoj klubin e Partizanit dhe veçanërisht presidentin Gazmend Demi për gjithçka që ka bërë për mua. Gjithmonë në zemrën time. Është koha për një sfidë të re”.

Related posts

“NUK DUA TA SHOH MË KËTË FANELË, DO TA SHES”/ Galiardini kërkon të lajë “mëkatin” e ndeshjes me Sassuolon

Delo.autor

Rusi 2018/ Kombëtarja e Spanjës me leksione për VAR para botërorit

Sadik.Autor

LIVE/ Tottenham-Ajax, Të pandalshëm talentët holandez. Shtylla i mohon golin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment