MMA Sport

RIKTHEHET “NOTORIUOS” NË UFC/ Kampioni i botës kërcënon McGregor: Këtë herë do të vdesësh!

Pas deklaratës së Conor McGregor se synon të jetë kampioni i ardhshëm i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg), ka ardhur reagimi i Kamaru Usman. Nigeriani është kampioni në fuqi i këtij Divizioni, që më 15 dhjetor mbrojti titullin ndaj Colby Covington.

“Me sa duket, Conor ka dëshirë që të vdesë në kafaz këtë herë”, tha Usman, që i çoi kështu një mesazh kërcënues irlandezit. “Ai harron që këtu nuk është si në peshat e mëparshme ku ai ka dueluar. Ju e patë se çfarë i bëri Khabib. Nuk di se çfarë mund t’i bëj Conor kur ta kem përballë në kafaz”, tha Usman.

Më tej, “makthi nigerian”, siç njihet ndryshe Usman, tha: “Kam shumë respekt për Conor, për atë që ka bërë për sportin tonë, por në kafaz ka vetëm duel. Ndaj, ulu poshtë ti njeri i vogël, mëso të ecësh para se të ngjitesh në kafaz e të duelosh me mua”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Eliminon koronavirusin me 99.84%, ja dysheku çudibërës i Messit

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda optimist: Duhet te logjikojmë si të…

Delo.autor

DIFERENCA TË FRIKSHME/ Reja një “babaxhan”, Panucci injoronte stafin. Ja ndryshimet e dy trajnerëve

Delo.autor

Leave a Comment