Futboll Seria A

Legjendari i portës: Buffon s’ka për ta thyer kurrë rekordin tim!

Ish-portieri i Lazio-s, Marco Ballotta, në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb.com”, ka folur për sherrin e zhvilluar mes Anderson dhe Inzaghi-t: “Gjëra të tilla mund të ndodhin, lojtarët nuk janë asnjëherë të kënaqur kur luajnë pak. Vendimet do të merren në fund të kampionatit, kur do të vlerësohet e ardhmja e trajnerit dhe e brazilianit. Mendoj se do të bëjnë paqe shumë shpejt”.

Në lidhje me Buffon: “Mendoj se nuk do ta thyejë dot rekordin tim. Nuk është e lehtë të vazhdosh të luash në moshën 44 vjeç. Mendoj se do të luajë deri në momentin që ndihet mirë, besoj se dëshiron ta mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme. Disa herë mendon se do të tërhiqesh më pas kupton se je akoma në formë. Mua më ka ndodhur shpesh, e kuptoj. Por ai është mirë dhe duhet të vendosë me qetësi. Nuk do të jenë ndeshjet e fundit ato që do të përkufizojnë karrierën e tij, që do të mbetet e jashtëzakonshme”, ka thënë Ballotta.

Ai mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka luajtur në Serinë A (44 vjeç e 38 ditë).

Related posts

“NUK MENDOJ SE…”/ Guardiola kundër prokurorëve: Ata akuzohen për krime që…

Delo.autor

TËRBOHET GATTUSO/ MILANI me dhimbje koke përballë JUVES, sa shumë mungesa

Isa.Autor

Probleme për Taren, sherr në stërvitje me Anderson

Q.Autor

Leave a Comment