Futboll Sport

“ITALIA NUK KA FRIKË ASNJË EKIP QË I DEL PËRPARA”/ Trajneri Mema: Arma më e fortë e “Azzurrëve” është…

Ardian Mema, është i ftuar i përhershëm në studion e emisionin “Euromania” të moderatores Enxhi Biba në televizionin “News 24”. Në rolin e specialistit, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës, bëri një analizë, në prag të 2 sfidave gjysmëfinale të Europianit, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Më pëlqen futbolli spanjoll, nuk bëj tifo për asnjë. Babai im ka qenë me Brazilin, pjesa tjetër e familjes me Italinë. Në Tiranë, shumë familje tiranase janë me Italinë.

Danimarka e ka arritur shumë lojën e vetë. Pjesa dërmuese e futbollistëve e kanë rritur shumë lojën. Këto ndeshjet e fundit i kanë fituar lirshëm. Edhe Anglia gjithashtu. Nëse iu del goli, nuk të japin shumë shansin. Danimarka do të jetë një hall më vete edhe për Anglinë.

Këto 4 skuadrat e kualifikuara, kanë pasur qëndrueshmëri më të mirë nga të gjitha. Grupi gjithashtu dhe mentaliteti fitues ndikon. Italia është një nga modelet e kësaj. Anglia nuk ka pasuar asnjë gol. Kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll.

Italia fitoi kundra Belgjikës, tani nuk ka frikë asnjë ekip që i del përpara. Gjithashtu dhe Anglia ka treguar që është shumë e fortë. Gjithashtu dhe Spanja me Danimarkën, kanë treguar rritje në ndeshjet e fundit.

Spanja është pak e brishtë mbrapa, Danimarka, mund të jetë më pragmatise ndaj Anglisë, pastaj si do të shkojnë gjërat, mbetet për tu parë. Italia për anën e taktikës ka mësuar gjithë botën. Arma më e fortë e italanëve është taktika. E ka në ADN atë, nuk është se e them unë”, u shpreh Mema.

Related posts

Sherr me rojen në stadium, arrestohen tre ultras në San Siro

Sadik.Autor

SPECIALE/ “Skënderbeu pa shpatë”, Partizani i “armatosur” deri në dhëmbë për titullin

Isa.Autor

Djokovic rikthehet me fitore, shkëlqen në turneun e Montekarlos

Sadik.Autor

Leave a Comment