Futboll Premier League Sport

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer kërkon me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester United do të kërkojë ta ruajë hapin për top katërshe në Premierligë, si nikoqir i Watfordit në ndeshjen e javës së 18-të, e cila zhvillohet sot në orën 15:00.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e viziton Vicarage Road, duke e ditur se një fitore ndaj Watfordit do ta dërgonte në pozitën e pestë, vetëm një pikë larg top katërshes.

United i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë t’i kthehet rrugës së fitores pas barazimit me Evertonin javën e kaluar.

Pas plot tre muajsh, në skuadrën e Unitedit rikthehet Paul Pogba, që sot e nis nga stoli.

Watfordi, ndërkohë, është në formë të tmerrshme dhe renditet i fundit në Premierligë.

Kjo skuadër ka vetëm nëntë pikë, nëntë më pak se vendi i 17-të, i fundit që siguron shpëtimin nga rënia prej ligës elitare.

Related posts

DHIMBJE TË FORTA NË GJOKS/ Iker Kasijas shtrohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Tony Bellew: Nuk kam për t’i dhënë dorën Haye pas duelit

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ PRISHTINËS ME GOLEADË/ Trajneri i Ferencvaros: Duhet t’i marrim më seriozisht kundërshtarët

Delo.autor

Leave a Comment