Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KEMI PËRDORUR STRATEGJITË TONA”/ Flet trajneri Egbo pas fitores: Çunat dhanë maksimumin, duhet…

Tirana mposhti me rezultatin 2-1 Laçin ditën e sotme, në një ndeshje shumë të vështirë në fushën e këtyre të fundit. Menjëherë pas përfundimit të takimit, për mikrofonat e “Supersport” ka folur Egbo i cili u shpreh:

Në një terren të vështirë, pse fitoi Tirana sot?

Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Kemi përdorur strategjitë tona. Terreni nuk na la shumë të tregonim ndeshjen tonë, por çunat dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Kur një njeri jep hyzmetin, zoti e shpërblen.

U bënë shumë ndryshime në klub, cili është ndryshim me ty në ekip?

Nuk i kam dhënë asgjë këtij ekipi. Thjesht i kam bërë gjërat e thjeshta. Kështu është futbolli, duhet të rrish kompakt, kur është koha për presion duhet të bësh presion. Ne kemi shumë kualitete në ekip, e rëndësishme është që të jemi të qetë, deri në momentin që të vijë goli.

Muçi meriton të luajë më shumë?

Me ndeshjet që ka zhvilluar sot ka treguar një paraqitje shumë të mirë. Duhet shumë punë për të qenë sulmues kryesor te Tirana, nga ana fizike. Ndeshje me Flamurtarin kishte shumë raste po ishte pa fat për të finalizuar. Ne do vazhdojmë ta aktivizojmë sepse e ka treguar se e meriton. Muçi është e ardhmja e ekipit tonë.

Në tre ndeshje keni marrë tre fitore, cili është sekreti?

Mendoj se është grupi, i kemi bërë gjërat e thjeshta, me kualitetet që kanë lojtarët, ne i kemi vendosur në pozicionet e veta. I kemi bërë gjërat e thjeshta.

Lufta apo individi është e rëndësishme te Tirana?

Kemi edhe individë që mund ta zgjidhin ndeshjen, por besoj se lufta është me e rëndësishme te ky ekip.

E ardhmja?

Pas kësaj ndeshje do bisedoj me presidentin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Related posts

I “FIKSUAR” PAS KËNGËTARES SHQIPTARE/ Shikoni veprimin e talentit Vinicius Junior në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

BABAI I TIJ E DËRGON NË STADIUM/ Shikojeni reagimin e fëmijës kur sheh për herë të parë (VIDEO)

Delo.autor

EPISODI QË NISI NGA GRUSHTI QAKËS/ Klubi i tij rrezikon përjashtimin në tavolinë nga….

Delo.autor

Leave a Comment