Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Bylis mposht “Gjirokastritët” dhe i zhyt në krizë

Është mbyllur në këto momente ndeshja mes Bylisit dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Fitimtarë nga kjo ndeshje dolën ballshiotët të cilët i falen golit të Guindo në minutën e 36’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, me Bylisin më dominues gjatë gjithë takimit. Ekipi i Dovedan dukej më kërkues në këtë ndeshje, dhe në fund ia dolën të merrnin një fitore të merituar.

Me këtë fitore Bylisi ngjitet në vendin e parë me 30 pikë, po aq sa Kukësi, i cili pas pak minutash do të përballet me Skënderbeun. Ndërkohë Luftëtari mbetet në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë.

Related posts

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA ICARDI” VAZHDON/ Marotta nuk duron: Mjaft më me gjithë…

Delo.autor

HAZRAD “i shkel syrin” REALIT/ CHELSEA ngre “pengesën”e fundit për YLLIN belg

Isa.Autor

“ISHIM NJË SKUADËR MEDIOKRE”/ Maradona dhe Kupa e Botës 1986: Dora e Zotit? Mbylle gojën dhe festo, idiot!

Delo.autor

Leave a Comment