Futboll Premier League

Mkhitaryan: Wenger i trajton lojtarët më mirë se Mourinho

Një nga transferimet e dimrit në Premier League ishte ajo e Henrikh Mkhitaryan. Armeni ndryshoi klub, nga Manchester United kaloi tek Arsenali, për të mundësuar operacionin e Alexis Sanchez drejt “Old Trafford”. Dhe mesfushori armen duket i integruar në radhët e “Topçinjve” për pak ditë, sa tashmë ndihet në gjendje për të siguruar që Wenger di t’i trajtojë lojtarët e tij më mirë se Mourinho. “Arsene është më i mirë. Ai e kupton dhe e vendos veten në vendin e lojtarëve. Është më i qetë. Ky është ndryshimi”, – tha ai në një intervistë me “SFR Sport”. Përveç kësaj, Mkhitaryan pranon se trajneri portugez është “shumë i vështirë” me ish-shokët e tij.
Ai arriti te Manchester United në vitin 2016 si një nga premtimet e Premier League, por në muajt e fundit ka parë vendin e tij të humbur në 11-shen e Mourinhos. Megjithatë, armeni ndihet krenar për stadin e tij në “Old Trafford”: “Unë lashë përshtypje të mirë në Manchester, edhe pse kam pasur vështirësitë e mia.
Ne kemi fituar tre tituj në një vit e gjysmë dhe jo të gjitha klubet mund ta bëjnë këtë. Ne fituam një “Europa League” dhe unë shënova një nga golat”.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ “Dridhet” Milani, Juventus hyn në garë për shërbimet e mbrojtësit “kuqezi”…

Delo.autor

I SHUMËKËRKUAR/ Napoli hap ankand për Osimhen, në garë futet edhe PSG. Sheikët i ofrojnë para dhe dy lojtarë

F.autor

LIVE/ Anglia dhe Belgjika përplasin “brirët” për kreun e Grupit G

Sadik.Autor

Leave a Comment