Futboll Seria A Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso zbulon emrin e parë për merkaton, ja dëshira e trajnerit

Genaro Gattuso ka marrë triumfin e parë si trajner i Napolit mbrëmjen e kaluar, në një sfidë që u zgjidh vetëm në fund ndaj Sassuolos. Viti u mbyll me tre pikë dhe kjo është e rëndësishme, me trajnerin italian që duket se ka nisur të mendojë menjëherë për merkaton tashmë.
Sipas asaj që zbulon “Sky”, numri një i stolit napolitan ka rrëfyer edhe dëshirën e parë për merkaton, teksa i ka kërkuar drejtuesve të Napolit të sjellin në “San Paolo” Sead Kolasinac. Mbrojtësi, i cili luan për Arsenalin nuk po kalon një moment pozitiv në Londër dhe një largim i tij drejt Serie A nuk do të ishte çudi.


Problem mbeten bisedimet me “Topçinjtë” pasi Kolasinac ka edhe 2 vite e gjysmë kontratë me ta dhe zor se Arsenal mund ta lëshojë lehtë boshnjakun. Përveç kësaj, për mbrojtësin e majtë ka shfaqur interes dhe Roma, që e sheh 26-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Kolarov, i cili numëron 34 vite mbi supe tashmë dhe ky sezon mund të jetë i fundit për të me verdhekuqtë.

Gattuso e ka shprehur dëshirën e tij për të pasur në ekip Kolasinac, tashmë mbetet për t’u parë se sa do të arrihet kjo gjë nga drejtuesit e Napolit.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Luciano Moggi: Sarri e dinte për shkarkimin 5 ditë përpara, emërimi i Pirlos përbën…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Sampdoria liron Giampaolon të shkojë te Milani, ja lëvizjet në merkato

Delo.autor

HORROR NË ITALI/ Gjyshi i yllit të Serisë A kërcënon me thikë në fyt klientin në lokal

Delo.autor

Leave a Comment