Futboll Sport

Nisin spastrimet te Kukësi, Pacult harton listën

Kukësi ka siguruar vendin e dytë në renditjen e Superiores dhe tani pret të mësojë fatin e Skënderbeut, për të parë nëse do të marrë pjesë në Champions League apo Europa League. Por, sido që të jetë trajneri Pacult e ka të qartë se me skuadrën që ka në dispozicion nuk mund të bërë një paraqitje të mirë në Europë dhe të kalojë ture, ndaj kërkohen përforcime.

Piketat e para jan hedhur jashtë vendit dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi së bashku me menaxherin Naim halili janë duke u kujdesur për këtë çështje. Gjithsesi më parë klubi duhet të zgjidhë situatën e largimeve, pasi janë plot tetë futbollistë që nuk bindin më austriakun dhe me mbylljen e sezonit, disa që i përfundon kontrata nuk do t’i rinovohet më dhe të tjerët do të largohen.

Mes emrave që nuk janë më në planet e trajnerit, janë edhe dy titullarë për të cilët gjatë merkatos së vitit të kaluar drejtuesit bënë çmos për t’i mbajtur në ekip. Portieri Enea Koliçi dhe qendërmbrojtësi Albi Alla kanë humbur pozicionet e tyre në fushë dhe janë kthyer në zgjedhje të dyta. Emrat e tjerë që mund të largohen, janë Bujar Idrizi, Eni Imami, Lavdrim Ebipi, Ardit Peposhi, Albi Koldashi dhe Ervis Koci.

Por, përveç largimeve do të ketë edhe afrime. Armend Thaçi i cili është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe është në kontratë me klubin e Gjilanit, është një objektiv i Kukësit. Në janar u fol për transferimin e tij te Partizani, por marrëveshja nuk u arrit dhe tashmë është Kukësi që interesohet për futbollistin e linjës së djathtë. Marrëdhënia e mirë që ai ka me Nexhipin, që është zyrtar i Kukësi bën që gara me ekipet e tjera të fitohet nga verilindorët. Me mbylljen e kampionatit do të zyrtarizohet edhe kalimi i tij te ekipi i Pacult. Sulmuesi i Kamzës, Sebino Plaku gjithashtu vazhdon të jetë një dëshirë e presidentit Gjici.

Related posts

Golashënuesi më i mirë i Serie A pëlqen ekuilibrin para derbit

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Suad Lici largohet nga Vllaznia, ja kush do të jetë administratori i ri i klubit shkodran

Delo.autor

10 DITË NGA FILLIMI I SEZONIT TË RI/ Juventusi jep lajmin e hidhur për Ronaldon, ja problemi i tij

Delo.autor

Leave a Comment