Futboll Shqipëri Sport

REJA RINOVON ME SHQIPËRINË/ Zbulohet data kur mbaron gjithçka

Edy Reja dhe Armando Duka kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Presidenti i FSHF-së i ka besuar trajnerit italian pas eksperiencës në kualifikueset e Europianit. Palët janë takuar disa herë dhe kanë arritur dakordësinë për kushtet e kontratës së re.

Italiani pritet të hedhë firmën e rinovimit më datë 20 janar. Reja pritet të rinovojë me një kontratë 2+2 dhe do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon. Një shifër e konsiderueshme dhe kontratë përmbyllëse për karrierën e Rejës.

FSHF nxori tym të bardhë pas një takimi prej 5 orësh ndërmjet Dukës dhe Rejës. Ishte presidenti që ftoi për drekë teknikun italian dhe në fund të saj të dy palët kishin dëshirën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Related posts

Fernando Santos/ Në futboll vlen fitorja, por loja jonë duhet të korrigjohet

Isa.Autor

Fellaini refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United

Delo.autor

FORMULA 1/ Surprizë në provat zyrtare të Turqisë, piloti i ri merr “pole position”-in e parë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment